Ballina / Treguesit / Paratë publike
Puna e shtetit · Paratë publike

Realizimi i investimeve kapitale

Sa nga paratë e planifikuara për investime (rrugë, shkolla, spitale, pajisje) u shpenzuan realisht?

77%2025 · +2 p.p. (2024: 75%)A

Në 2025 u shpenzuan 720 milionë € për investime kapitale, ose 77% e 931 milionëve të planifikuar në ligjin e buxhetit (81% e buxhetit përfundimtar).

406080100120200920122015201820212025
Kaloni miun mbi grafik për vlerat.

Si ta lexoni këtë shifër

  • Nën 100% do të thotë se një pjesë e investimeve të planifikuara nuk u pagua brenda vitit.
  • Krahasimi me buxhetin përfundimtar tregon realizimin pas rishikimeve; krahasimi me buxhetin fillestar tregon sa u mbajt plani i miratuar në Kuvend.
  • Realizimi i lartë nuk do të thotë investime të mira, dhe realizimi i ulët mund të ketë arsye të ndryshme (vonesa në prokurim, shpronësime, kredi të huaja).

Kufizime të njohura

  • Viti i fundit mund të jetë ende i paaudituar; shifrat mund të ndryshojnë pak pas auditimit.
  • 2016 dhe 2017: “buxheti përfundimtar” është ligji i rishikuar i buxhetit (tabela e deficitit), sepse raportet e këtyre viteve nuk japin ndarjet finale sipas kategorive ekonomike në SIMFK.
  • 2016–2020: pasqyra e konsoliduar paraqet shpenzimet sipas funksionit (COFOG); buxheti kapital merret nga shënimi për krahasimet buxhetore ose nga tabela e deficitit.