Ballina / Treguesit / Paratë publike
Puna e shtetit · Paratë publike

Kontratat publike

Sa para publike u kontraktuan përmes prokurimit gjatë vitit?

979 mln €2025 · +39 mln € (2024: 940 mln €)C

Në 2025 autoritetet publike dhanë 8.681 kontrata me vlerë 978,9 mln €, sipas të dhënave të KRPP-së.

2004006008001.00020182019202020212022202320242025
Kaloni miun mbi grafik për vlerat.

Si ta lexoni këtë shifër

  • Kjo është vlera e kontraktuar, jo e paguar. Pagesat mund të ndodhin në vite të tjera ose të jenë më të vogla.
  • Më shumë kontrata nuk do të thotë punë më e mirë: shifra tregon sa u angazhua, jo çfarë u ndërtua.
  • Një kontratë e madhe e vetme mund ta ndryshojë ndjeshëm totalin e një viti.

Kufizime të njohura

  • Të dhënat vijnë nga sistemi elektronik i KRPP-së. Kontratat jashtë sistemit (p.sh. përjashtimet nga ligji) nuk përfshihen.
  • Totalet nuk janë barazuar ende me raportin vjetor të KRPP-së; dallime deri në disa përqind janë të mundshme.
  • Viti caktohet sipas datës së dhënies së kontratës në të dhëna; viti aktual është i paplotë.